Rezidenca për të moshuarit...

Mirë se vini në Webfaqen ORENDA-KS.COM

Rezidenca për të moshuarit

Ne vendosëm të krijojmë një qendër përkujdesjeje për të moshuarit apo rezidencë për të moshuarit. Ka kaq shumë të moshuar të paaftë për tu kujdesur për veten, të vetmuar, pa njeri pranë, që meritojnë më shumë vëmendje.  Të motivuar nga këto arsye dhe shumë të tjera të permendura më sipër, ne vendosëm të investojmë në këtë lloj biznesi.

Misioni ynë është të ofrojmë strehim dhe përkujdesje për të moshuarit e paaftë për tu kujdesur për veten dhe në pamundësi për tu kujdesur familjarët e tyre për ta. Këtë përkujdesje do ta ofrojmë nëpërmjet një stafi të kualifikuar e të trajnuar, kunddrejtë një pagese të caktuar, në ambiente tepër të rehatshme dhe në kushte sa më të mira, duke i bërë të ndjehen mirë emocionalisht, të buzëqeshur dhe sa më të gjallë.

Qëllimi ynë është të ndihmojmë ata që na drejtohen dhe që kanë nevojë për ne, duke i’u siguruar një mjedis të ngrohtë, me shërbime nga një personel i përkushtuar, qe respekton vlerat njerzore e dinjitetin personal.

Objektivat tona lidhen me tërheqjen e sa më shumë klientëve, të vlerësohemi dhe të njihemi për punën që bëjmë, të krijojmë imazhin e duhur në sytë e publikut, të arrijmë fitimin e pritshëm, të krijojmë një komunikim sa më të mirë ndërmjet klientëve dhe punonjësve, të mbështesim të moshuarit për shmangien e vetmisë, izolimit e nxitjen e integrimit social në jetën në komunitet.

Jemi të pëkushtuar që:

Plani i menaxhimit

Kjo pjesë e planit të biznesit ka të bëjë me strukturën menaxhuese të biznesit, me përshkrimin e roleve dhe përgjegjësive që ka personeli dhe stafi menaxhues i rezidencës. Personeli i kësaj qendre përbëhet nga 14 punonjës dhe 3 anëtarët që kemi marrë përsipër në krijimin e këtij biznesi.

Personeli i qendrës rezidenciale Orenda përbëhet nga:

  • Menaxher i përgjithshëm
  • Mjeke
  • Infermjere
  • Pastruese
  • Kuzhinjer/e
  • Roje
  • Shofer

Shërbimet e ofruara në këtë shtëpi

  • Akomodim- vendosja në dhoma me të gjitha paisjet personale,
  • Ushqim në sasi e cilësi të nivelit më të lartë dhe të përshtatshëm për moshën e rezidentëve, i cili servohet sipas orarit të përcaktuar në rregullore.
  • Bëhet kujdes që i moshuari të marrë ilaçet e nevojshme në kohën e duhur dhe në mënyre të vazhdueshme kur është e nevojshme.
  • Hapet një kartelë shëndetësore për çdo të moshuar në të cilën do të përshkruhen të gjitha sëmundjet eventuale të të moshuarit,
  • Mbështetje psiko-sociale, kur i moshuari ka nevojë të tregojë ndonjë shqetësim ose ankesë, gjithashtu edhe për ndonjë bisedë për të kaluar kohën e lirë,
  • Të moshuarve me nevoja të veçanta, u sigurohet mbështetje adekuate dhe mjedis pozitiv dhe i dinjitetshëm,
  • Shërbime sanitare, në të cilat përfshihen lavanteria, ambienti i ngrënies dhe i gatimit, ambienti i argëtimit ditor, shërbimi i dhomës dhe mbështetje për higjienën personale,
  • Kontakte të vazhdueshme me familjarët ose të afërmit e të moshuarve,
  • Ofrojmë kujdes rezidencial për të dyja gjinitë,
  • Bëjmë aktivitete brenda dhe jashtë qendrës që organizohen sipas ritmeve normale të jetesës së të moshuarve.
  • Organizime festive të ditëlindjeve dhe festave të ndryshme.
  • Vdekja e te moshuarve trajtohet me dinjitet, nderkohë qe respektohen nevojat e ritet në bashkëpunim me morgun e qytetit të Pejës që gjindet pranë objektit në spitalin Rajonal të Pejës.